Mbyllen gjashtë kazino në Shtime

Inspektorët komunalë të Shtimes në bashkëpunim me Policinë e Krimeve të Rënda Ekonomike, me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Doganat e Kosovës, kanë nisur një aksion në qytezën e Shtimes i cili gjatë së premtes ka rezultuar me mbylljen e gjashtë kazinove që kanë operuar pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njëkohësisht gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe disa aparate të lojërave të fatit të palicencuara. Ndaj këtyre bizneseve janë iniciuar edhe procedura të rregullta sipas ligjeve në fuqi.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka thënë se aktualisht ende janë duke punuar në terren derisa t’i mbyllin të gjitha kazinotë që funksionojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.