Mbyllet java e Evropës: Roma e jashtëzakonshme fiton thellë, Leicester dhe Napoli ndahen në paqe

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e Ligës së Evropës dhe Konferenës, të filluara nga ora 21:00.

Skuadra e Jose Mourinhos po vazhdon formën fenomenale, tani duke regjistruar një ‘manita’ ndaj skuadrës së CSKA-s, në kuadër të grupit C të Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 në të mirë të romakëve të cilët fillimisht ishin në disavantazh, gjersa pjesën e dytë skuadra italiane u përkujdes që t’i shtoj edhe tre gola të tjerë për të nisur një start fenomenal në rrugëtimin e tyre në ‘Conference League’.

Në kuadër të Ligës së Evropës, vëmendja ishte tek sfida interesante mes Leicesterit dhe Napolit, duke u mbyllur ky takim në paqe me rezultat të barabartë 2-2.

Ekipi anglez kishin avantazhin prej dy golave, të cilët realizuan përmes Ayoze Perez (9′) dhe Harvey Barnes (64′), gjersa ‘napolitanët’ bën kthesën e madhe duke barazuar rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen duke realizuar dopietë në minutat 69′ dhe 87′ të takimit, me ç’rast dhe ky ishte epilogu final i takimit të grupit C.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Xherdan Shaqirit, Lyon, duke fituar në udhëtim 2-0 ndaj Rangers, gjersa Xherdani u inkuadrua vonë në pjesën e dytë duke kompletuar vetëm 19 minuta lojë.

Rezultatet finale të Ligës së Evropës të luajtura nga ora 21:00:

Rezultatet finale të Ligës së Konferencës të luajtura nga ora 21:00: