Mbyllet pa gola klasikja mes Argjentinës dhe Brazilit

Ka përfunduar pa fitues derbi më i madh në Amerikën Jugore, ndërmjet Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Brazilit.

Si gjithmonë, ky derbi solli një ndeshje shumë interesante, por fatkeqësisht pa gola, shkruan lajmi.net.

Vendasit dominuan më shumë në posedimin e topit, derisa Brazil ishte më i rrezikshëm para golit.

Vlen të ceket mungesa e Neymar, që u vërejt shumë te Kombëtarja e Brazilit, por nga ana tjetër, Vinicius Junior shkëlqeu me disa driblime të sakta.

Sa i përket Argjentinës, Lionel Messi ishte lojtari më i mirë në fushë që u mundua të krijoi disa aksione, që assesi nuk përfundonin në rrjetë.

Me këtë barazim, tashmë Argjentina ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër përmes pozitës së dytë me 29 pikë, derisa Brazil e kishte siguruar kualifikimin më herët me 35 sosh.