Ballina Lajmet Kosovë Mbyllja e komunave ilegale, hidhet shok-bombë në Leposaviq

Mbyllja e komunave ilegale, hidhet shok-bombë në Leposaviq

Një aksion i Policisë së Kosovë dje në veri rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Policia e Kosovës njoftoi dje se gjatë aksionit të bastisjes ka hasur në disa kompjuterë dhe gjësende të tjera, të cilat janë konfiskuar si provë materiale.

Pikërisht pranë ish-komunës ilegale në Leposaviq, mbrëmë pas mesnate raportohet të jetë hedhur një shok-bombë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Policia e Kosovës. Këta të fundit pohojnë se uk raportohet të ketë pasur të lënduar nga ky incident.