Mbytet me thikë një i ri në Hajvali

Ka vdekur në QKUK një person i cili të premten mbrëma është therë me thikë në Hajvali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.