Më 19 maj zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës

Zgjedhjet lokale për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të këtyre komunave të mbahen me 19 maj.

Kryetarët e këtyre katër komunave, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potoku dhe Zveçan, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të shkuar.

Dorëheqja e tyre ka ardhur si shkas, siç kanë thënë ata, i vendosjes së taksës prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia, nga qeveria e Kosovës.