Më 27 qershor në Washingon fillon dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell përmes një postimi ka konfirmuar se më 27 qershor do ta takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, për diskutime në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha që ka marrë angazhimin nga Kosova dhe Serbia për ta ndalur përkohësisht fushatën e mosnjohjes, shkruan Indeksonline.

“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor në diskutime për Dialogun.

Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni.

Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, u shpreh ai.