Me Android 12 do të kontrolloni smartfonin përmes fytyrës

Në versionin më të fundit beta, aplikacioni përmban një funksionalitet të ri me të cilin mund të kontrolloni pajisjen tuaj Android përmes shprehive të fytyrës.

Suita e Aksesibilitetit në Android ëshë një koleksion mjetesh të vëna në dispozicion për përdoruesit Android me aftësi të kufizuara.

Në versionin më të fundit beta, aplikacioni përmban një funksionalitet të ri me të cilin mund të kontrolloni pajisjen tuaj Android përmes shprehive të fytyrës.

Quhet Camera Switch dhe do të vijë me versionin 12 të Android. Përmes fytyrës përdoruesit do të mund të aksesojnë një numër kontrollesh si shfletimi apo shikimi i njoftimeve.

Edhe pse versioni beta i “Accessibility Suite” është lançuar në Android 12, mesa duket ai funksionon edhe në Android 11. Mbase të gjithë përdoruesit Android do të mund të përfitojnë nga avantazhet që sjell.

Megjithatë ende nuk është i disponueshëm publikisht vetëm nëse arrini ta shkarkoni përmes një APK. /PCWold Albanian