Ballina Lajmet Kosovë Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën pranë objektit të KEDS-it, marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë.

Gjatë protestës, ata mbanin pankarta me mbishkrime si: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë ne për KEDS-in”, “Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it” dhe “Stop hajnisë me fatura të rrymës”.

Protesta, e cila nisi nga objekti i KEDS-it, u shoqërua me hedhje tymi, si dhe me arrestimin e një qytetari nga Policia e Kosovës.

Prani e shtuar e policisë u vërejt edhe para ndërtesës së Qeverisë, ku protestuesit përmbyllën marshimin.