Më shumë se 100 kolonë fanatikë hebrenjë bastisin Xhaminë Aksa

Dhjetra kolonë ekstremistë hebrenj bastisën Xhaminë Aksa në Jerusalemin e pushtuar të dielën në mëngjes dhe më vonë pasdite.

Sipas faqes së internetit të Al-Qastal News, të paktën 102 kolonë hynë në Xhami në grupe përmes portës së saj Maghariba dhe vizituan oborret e saj nën mbrojtjen e rreptë të policisë.

Një numër kolonësh të shoqëruar nga oficerët e policisë u mblodhën gjithashtu në zonën lindore të Xhamisë dhe filluan të kryenin lutjet Talmudike.

Ndërkohë, policia pushtuese vazhdoi të vendoste kufizime për hyrjen e besimtarëve muslimanë në xhami dhe ngacmoi një numër prej tyre gjatë pranisë së tyre në oborret e saj dhe në hyrjet që të çojnë në të. /mesazhi