Më shumë se 50 emigrantë mbyten në detin Mesdhe, shpëtohen 33 të tjerë

Më shumë se 50 emigrantë janë mbytur në brigjet e Libisë në Detin Mesdhe, sipas autoriteteve tuniziane. Ministria e Mbrojtjes së Tunizisë tha se anija ishte fundosur në afërsi të Sfax, në bregdetin juglindor të Tunizisë ndërsa ishte nisur për në Europë.

Zëdhënësi i Ministrisë Mohamed Zekri tha se njësitë e marinës u dërguan për të kërkuar të zhdukurit. Forcat e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 33 persona. Flavio Di Giacomo, një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), tha se të mbijetuarit ishin nga Bangladeshi.

Libia është një pikë nisjeje për emigrantët që kërkojnë të udhëtojnë drejt Europës nëpërmjet Detit Mesdhe. Të hënën, marina tuniziane shpëtoi 113 emigrantë të tjerë nga Bangladeshi, Maroku dhe Afrika nën-Sahariane ndërsa anija e tyre ishte gati të fundosej në ishullin Djerba. /abcnews