Me smartfonin e ri Galaxy Z Flip 4 mund të bëni më shumë kur është i mbyllur

E thënë thjeshtë nuk do të jeni të varur nga ekrani kryesor 6.7-inç 120Hz 1080p aq shumë sa ishit me modelin e kaluar dhe të kryeni shumë punë edhe me Z Flip 4 të mbyllur.

Siç pritej Samsung prezantoi ditën e sotme Galaxy Z Flip 4, por risitë e telefonit duke sikur janë kufizuar vetëm në softuerë dhe jo specifika hardueri.

Telefoni me ekran që paloset në formë guacke, tashmë ju jep mundësi përdoruesve të bëjnë më shumë me të kur është i mbyllur.

Mund të realizoni foto selfie me cilësi më të lartë përmes ekranit të jashtëm 1.9-inç dhe të filloni regjistrimin e një videoje në Quick Shot. Gjithashtu mund ta përdorni telefonin si çelës dixhital makine kur është i mbyllur, për thirrje dhe mesazhe tekst, për pagesa dhe kontrollimin e SmartThings.

E thënë thjeshtë nuk do të jeni të varur nga ekrani kryesor 6.7-inç 120Hz 1080p aq shumë sa ishit me modelin e kaluar dhe të kryeni shumë punë edhe me Z Flip 4 të mbyllur.

Normalisht pa një përditësim të vogël hardueri një model i ri nuk do të kishte kuptim. Kamera ka një sensor i cili kap ndriçim 65% më shumë krahasuar me ekuivalentin Galaxy Z Flip 3 ndërsa çipi Snapdragon 8+ Gen1 sjell më shumë fuqi.

Samsung ka adresuar edhe kritikat për jetëgjatësinë e baterisë duke paketuar një të re me kapacitet 3,700mAh. Kjo bateri karikohet në 50% për vetëm 30 minuta.

Ende nuk do të merrni më shumë se 8GB RAM dhe memorie prej 512GB. Dizajni është shumë i ngjashëm me modelin e kaluar por ka disa përmirësime si një bosht më i hollë i palosjes.

Së fundi Galaxy Z Flip 4 ka dy ngjyra të reja, pink gold dhe blu. /PCWorld Albanian