Mediat kineze: Asnjë shenjë për të mbijetuar nga rrëzimi i avionit

Avioni Boeing 737 me 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Kunming për në Guangzhou kur u rrëzua të hënën në një zonë malore pranë qytetit lindor Wuzhou

Asnjë i mbijetuar ende nuk është gjetur pas rrëzimit të avionit të China Eastern Airlines me 132 persona, theksuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni Boeing 737 me 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, po fluturonte nga Kunming për në Guangzhou kur u rrëzua të hënën në një zonë malore pranë qytetit lindor Wuzhou.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, kurse rrënojat e avionit dhe disa sende personale të personave në bord janë gjetur në vendngjarje. Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë të të mbijetuarve.

Hetuesit po kërkojnë për kutitë e zeza të avionit për të hedhur më shumë dritë mbi rrëzimin.

Në një njoftim, Boeing theksoi se është në “kontakt me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së dhe ekspertët tanë teknikë janë të përgatitur për të ndihmuar në hetimin e udhëhequr nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës”.