“Mehmet Akif” konfirmon arrestimin e drejtorit dhe mësimdhënësve

Sekretarja e kolegjit “Mehmet Akif”, Flora Vokshi i ka thënë Kohës Ditore se sot në mëngjes në Gjakovë janë arrestuar drejtori dhe tre mësimdhënës të këtij kolegji.

“Ndërkaq, Jusuf Karabina dhe Mustafa Erdem janë arrestuar në Prishtinë. Ne nuk e dimë arsyet pse janë arrestuar. Të arrestuar janë drejtori gjeneral Mustafa Erdem, zëvëndësi i tij, Jusuf Karabina, Kahraman Demirez drejtori i shkollës në Gjakovë, Hasan Gunakan dhe Cihan Ozkan”, ka thënë ajo.