Mekë: Qindra mijëra besimtarë falen namazin e xhumasë në Qabe

Qindra mijëra besimtarë, të cilët erdhën nga vende të ndryshme të botës në Arabinë Saudite, e falën namazin e parë të xhumasë në Ramazanin e këtij viti, namazin e përbashkët të rregullt të muslimanëve të premteve, në Mesxhid el-Haram apo Xhaminë e Shenjtë, raporton Anadolia.

Besimtarët filluan të vijnë në haremin e Qabesë që në orët e mëngjesit dhe mbushën të gjitha katet e Xhamisë.

Shefi i drejtorisë për Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medine, Shejh Abdurrahman es-Sudeys, deklaroi se forcat policore kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë.

Ai tha se nuk pati rrëmujë gjatë namazit të xhumasë, ku morën pjesë qindra mijëra myslimanë.