Mercedes-Benz do të vendosë ChatGPT në makina

Fillimisht do të ofrohet përmes një faze beta tre mujore për konsumatorët Amerikanë në disa modele por Mercedes thotë se është duke konsideruar lançim më të gjerë në të ardhmen.

Mercedes-Benz do të vendosë ChatGPT në rrugë. Prodhuesi i makinave do të përdorë shërbimin Azure OpenAI për të sjellë modelin natyral gjuhësor në asistentin e saj zanor në makina.

Fillimisht do të ofrohet përmes një faze beta tre mujore për konsumatorët Amerikanë në disa modele por Mercedes thotë se është duke konsideruar lançim më të gjerë në të ardhmen.

Integrimi i ChatGPT do të thotë se asistenti zanor i Mercedes do të mund të bënte shumë më tepër sesa tu përgjigjej komandave të programuara dhe të thjeshta siç është ndezja e kondicionerit apo parashikimi i motit.

Asistenti do të mund të përgjigjet çdo gjëje dhe madje të ofronte informacion me kontekst për pyetjet e njëpasnjëshme. Për më tepër Mercedes tha se po elaboron integrimin e shtojcave të ChatGPT për të mundësuar funksionalitete siç është rezervimi në restorante apo i biletave të udhëtimit.

Edhe pse shumë mund të argumentojnë se një bisedë e gjatë në rrugë mund të shkaktonte shpërqendrim, do të ishte më mirë që drejtuesi i makinës të merrte përgjigje zanore sesa të shikonte drejt telefonit ndërsa mban duart në timon.