Mercedes-Benz po zhvillon një model më të vogël elektrik të makinës luksoze G-Class

Makina elektrike do të jetë më e vogël, një variant më pak i kushtueshëm i modelit ikonik G-Wagon dhe u konfirmua kësaj jave në IAA Mobility 2023 në Munih.

Mercedes-Benz po zhvillon një model më buxhetor të makinës luksoze të shumëpritur, SUV-it plotësisht elektrik G-Class.

Makina elektrike do të jetë më e vogël, një variant më pak i kushtueshëm i modelit ikonik G-Wagon dhe u konfirmua kësaj jave në IAA Mobility 2023 në Munih.

CEO Ola Kallenius tha se makina e vogël G-Class EV do të jetë ndjeshëm më kompakt se kushëriri i madh. Është një shkëputje nga koncepti G-Glass EQG i prezantuar për herë të parë në IAA Mobility 2021.

Detajet janë të pakta por do të mbështetet mbi motorë plotësisht elektrike dhe të lëviz me të gjitha rrotat. Sa i përket çmimit, një SUV G-Class kushton 140 mijë dollarë sot ndërsa duke pasur në konsideratë se makina e re do të jetë më kompakte mund të kushtojë rreth 100-120 mijë dollarë.

Bateritë e saj pritet të kenë teknologjinë MB.EA zhvilluar nga Mercedes, një platformë e cila nuk do të debutojë deri në 2025 me G-Glass EV në 2026.