Mercedes mundet që në vitin 2026 të prezantojë versionin e vogël të G-Class

Mercedes-Benz G-Class është një prej modeleve më të njohura dhe më të kërkuara të kompanisë gjermane, e për shkak të popullaritet prej vitesh qarkullojnë thashethemet për “baby G” apo modelin GLG.

Deri më tani akoma nuk është parë, por një gjë e tillë mund të ndryshojë në vitin 2026.

Handelsblatt shkruan se Mercedes dëshiron ta plasojë në treg “mini G” klasën, që do të jetë më e shkurtër sesa versioni standard, por që do të ndikojë dukshëm në aftësitë e saj.

Modeli do të bazohet në platformën MMA që do të debutojë për herë të parë vitin e ardhshëm, e do të përdoret në gjeneratat e ardhshme “Entry Luxury” që përfshin modelet e ridizajnuar GLA dhe GLB sikurse edhe CLA dhe ClA Shooting Brake.

Nëse merr dritën e gjelbër për prodhim, SUV-i i inspiruar në G-Class, do të jetë veturë elektrike me një rreze veprimi prej 480 kilometra, falë baterisë që mbushet shpejtë.