Mercedesi do të lansojë tri platforma të reja të veturave elektrike më 2025

Mercedesi ka konfirmuar se do të lansojë tri platforma të reja të automjeteve elektrike më 2025, si pjesë e tranzicionit të kompanisë drejt shndërrimit në një prodhues tërësisht elektrik.

Mercedesi ka thënë gjithashtu se do të ketë një opsion elektrik baterie në çdo segment automjetesh deri në vitin 2022 dhe se deri në vitin 2025 blerësit do të kenë një alternativë elektrike për çdo model që prodhuesi bën. Kjo tashmë ka filluar, me EQS dhe S-Class, si dhe modelet EQC/GLC dhe EQA/GLA.

Për të lëvizur projektin përpara, Mercedesi ka hartuar një strategji e cila parasheh të shpenzojë më shumë se 40 miliardë euro për kërkimin dhe zhvillimin midis viteve 2022 dhe 2030, shkruan Autoexpress.

E ardhmja elektrike e prodhuesit qëndron në një teknologji plotësisht të ridizenjuar të baterisë, motorë elektrikë më efikase dhe tre platforma të reja, të quajtura MB.EA, AMG.EA dhe VAN.EA.