Mercenarët rusë tërhiqen nga Libia

Sipas televizionit libian “Al-Ahrar” mercenarët e lidhur me “Wagner” katër ditë më parë filluan të largoheshin nga zonat civile të Cufra.

Mercenarët e kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, të vendosur në zonat civile në qytetin Cufra, në Libinë juglindore, filluan të tërhiqen drejt bazës ajrore në Cufra.

Televizioni libian “Al-Ahrar” me seli në kryeqytetin Tripoli raportoi se mercenarët e Wagner-it katër ditë më parë filluan të largoheshin nga zonat civile të Cufra-s.

Ndër objektet e braktisura nga mercenarët ishin edhe instituti i ajrit të kondicionuar dhe ftohjes, depoja e ujit të qytetit, zyrat administrative, kantieret e ndërtimit dhe një kazermë ushtarake në autostradën Veddan-Sirte.

Sipas lajmit të televizionit libian “Al-Ahrar” operacioni i tërheqjes vazhdon dhe disa pika strategjike nuk janë evakuuar ende për vazhdimësinë e furnizimit me pajime ushtarake.

Khalid Almishri, kryetar i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, më 12 dhjetor kishte thënë se në vend ka më shumë se 7.000 mercenarë të lidhur me firmën ruse të sigurisë “Wagner”.

Mercenarët e “Wagner”-it janë prezentë në Libi që nga viti 2019 dhe ata janë të vendosur në Cufra dhe në Sirte, që ndodhet në lindje të Libisë. /trt