Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel: Bashkimi i Gjermanisë nuk ka mbaruar ende

Merkel: Bashkimi i Gjermanisë nuk ka mbaruar ende

epa07065726 German Chancellor, Angela Merkel (R), during an encounter with citizens near the Berlin Cathedral as part of the official acts of the German Day of Unity, in Berlin, Germany, 03 October 2018. The German Day of Unity, celebrating the 28th anniversary of the reunification of East and West Germany in 1990, is celebrated in many cities countrywide. The official national ceremony and main events of this year are taking place in Berlin. EPA/FELIPE TRUEBA

Bashkimi i Gjermanisë nuk ka mbaruar ende, theksoi kancelarja Angela Merkel të mërkurën në Berlin gjatë një fjalimi për ditën e bashkimit gjerman, me rastin e 28-vjetorit të tij.

“Gjithmonë kujtoj ditën e ribashkimit me emocion të madh”, tha Merkel duke kërkuar që të mos harrohet “guximi” i njerëzve që zbritën në rrugët e Lindjes për të demonstruar dhe punën e Helmut Kohlit, i cili arriti të realizojë bashkimin dhe të sjellë paqen.

“Njëzet e tetë vjet më vonë, ne e dimë se ajo që ne e quajmë uniteti gjerman është një proçes dhe një rrugë e gjatë. Eshtë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin, të shkojmë drejt njëri tjetrit dhe të mos heqim dorë”, tha Merkel.