Merluc me patate dhe karota në furrë

Fillimisht qërojmë dhe presim patatet në formë rrethore (jo më shumë se 6-7 mm të trashë. Patatet dhe karrotat e grira i hedhim në ujë me kripë që po zien. I vendosim kapak dhe i lëmë të ziejnë për 6-7 minuta. I kullojmë perimet dhe i shtrojmë në tavë. Spërkasim sipër me vaj ulliri, si dhe pluhur hudhër dhe piper miks. Vendosim peshkun e kriposur pak mbi patate dhe spërkasim sërish me vaj ulliri dhe hudhër pluhur e piper.

I vendosim në furrë nê 200 gradë për 20 minuta dhe më pas 10 minuta ose më pak (varet nga furra) në versionin grilë. Servirini me sallatat e stinës dhe çfarë të hash.