Përbërësit për 4 persona:
1 petë sfoliatë (rreth 275 g)
400 g kungull i verdhë
150 g spinaq i freskët
150 g djathë feta
1 qepë e vogël
1 thelb hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
Pak trumzë
Kripë dhe piper
1 vezë për lyerjen e petës
30 g arra të copëtuara (sipas dëshirës)
Përgatitja
Priteni kungullin në kubikë, spërkateni me pak vaj ulliri dhe piqeni në 200°C për rreth 15 minuta. Ndërkohë, kaurdisni qepën me hudhrën, shtoni spinaqin dhe lëreni derisa të zbutet. Hapni petën sfoliatë në një tavë, shponi lehtë mesin me pirun dhe shpërndani sipër spinaqin, kungullin e pjekur dhe djathin feta të thërrmuar. Shtoni trumzën, piperin dhe arrat. Palosni anët e petës nga brenda, lyejini me vezë dhe piqeni në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante.







