Ballina Kuzhinë Recetë: Makarona me mish pule, brokoli dhe proshutë Hako

Recetë: Makarona me mish pule, brokoli dhe proshutë Hako

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100 g gjoks pule
  • 3 thelbi hudhër e grirë
  • 2/3 gotë qumësht
  • 1 filxhan djathë të copëtuar
  • 800 gram makarona
  • 2 gota të gatuara brokoli
  • 7 feta proshutë Hako
  • kripë dhe piper

Përgatitja: Nxehim vajin e ullirit në një tigan me nxehtësi mesatare, shtojmë gjoksin e pulës, kripë dh piper dhe e lëmë derisa të avulloj ujë. Heqim gjoksin e pulës nga tigani dhe e presim në feta të holla. Po aty në tigan shtojmë hudhrën, qumështin, djathin dhe i lëmë derisa të shkrij djathi plotësisht. Gatuajmë makaronat sipas udhëzimeve të tyre dhe në tenxheren ku i gatuam hedhim proshutën Hako dhe bokolin. Po aty shtojmë mishin e pulës dhe masën që përgatitëm më parë. I shërbejmë të ngrohta.