Ballina Kuzhinë Sallatë me fasule dhe peshk ton

Sallatë me fasule dhe peshk ton

Përbërësit për këtë sallatë të shpejtë dhe të shijshme:

  • 1 kuti me fasule te gatshme, ose mund të zini një tas të vogël me fasule
  • 1 kuti me peshk ton
  • 1 qepë
  • vaj ulliri
  • uthull
  • kripë, piper

Përgatitja:

Shpëlajmë fasulet dhe i vëmë të kullojnë. Në të njëjtën kohë kullojmë peshkun ton nga vaji.

Presim qepët në rrathë dhe ia hedh përbërësve pasi këta të fundit të kenë kulluar. I shtojmë kripë, piper, uthull dhe vaj ulliri.