Nuk e dimë se sa shpesh mund t’i keni gatuar, por dimë të themi se të përgatitura në këtë mënyrë, roll-sat me lakër të bardhë të mbushura me kimë janë një ndër shijet më fantastike të vakteve të ditës.
Përbërësit:
- Lakra të bardha të prera katrore
- Mish i grirë
- Qepë
- Karota
- Domate
- Majdanoz
- Rigon
- Piper
Përgatitja:
- Zieni per rreth 4-5 minuta fletët e lakrës.
- Më pas në një tigan të thellë skuqni qepën e grirë jo shumë imët, me rende ose mixer, po njëjtë edhe karotën, shtoni edhe mishin e grirë, domaten e grirë të qëruar, së bashku me majdanozin, rigonin dhe piperin.
- Më pas me një lugë mbushni secilën fletë lakre dhe mblidheni në formë role.
- Shtrojini në tavë dhe në një enë trazoni 700 ml ujë me 4 lugë salcë domate.
- Me masën e përgatitur, mbuloni tavën e lakrave dhe vendoseni në furrë me 200 gradë për rreth 35 minuta.








