Mes devotshmërisë së të dobëtit dhe devotshmërisë së të fuqishmit

Ahmed Hajri Omerij

Gjatë epokës së dekadencës, në mendjet tona është ngulitur një imazh i devotshmërisë, i lidhur me një person që i frikësohet përballjes, i frikësohet pasojave të saj dhe gjithmonë preferon të ecë në zonën e sigurisë, duke përkulur kurrizin me përulësi. Duke hequr dorë nga të drejtat e tij…
Por devotshmëria kuranore, devotshmëria që të çon në triumfim, devotshmëria që zotëronte brezi i parë, është një devotshmëri shumë e ndryshme.
Është devotshmëria e të fortit të aftë, devotshmëria e cila jep forcë shtesë në të cilën ai mund të fokusohet në punën e tij themelore.
Devotshmëria e të fortit që mund të falë dhe të mëshiroj.
(Dhe nëse falni është më afër devotshmërisë)… Jo për devotshmërinë e të dobëtit dhe të dekurajuarit që do ta përdorë faljen si justifikim kur nuk ka fare zgjidhje tjetër.

Ahmed Hajri Omerij
Nga arabishtja Korab Hajraj