Mësuesit në RMV do të vijojnë grevën, refuzojnë ofertën e qeverisë

Sindikata e Arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të vijojnë grevën në kërkim të rritjes së pagave, duke refuzuar ofertën e qeverisë për rritje me 12 për qind të tyre.

Në përfundim të një mbledhjeje të mbajtur mbrëmjen e së martës, arsimtarët e kanë cilësuar të pamjaftueshme këtë ofertë dhe gjatë votimit në Kuvendin e Sindikatës shumica u deklarua kundër ofertës.

Në përgjigje, mësuesit kanë vendosur të mos zhvillojnë mësim nëpër shkolla duke nisur nga dita e nesërme.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin parashkollor janë të punësuar rreth 4,500 persona, rreth 20,000 në arsimin fillor dhe afër 8,000 në arsimin e mesëm. /euronews