Meta humbi 14 miliardë dollarë vitin e kaluar nga ambiciet e saj në metaverse

Reality Labs humbi 4.3 miliardë dollarë në tre mujorin e katërt të 2022. Në tremujorin e tretë humbi 3.7 miliardë dollarë, në tre mujorin e dytë humbi 3 miliardë dollarë dhe tre mujorin e parë humbi 2.96 miliardë dollarë.

Ambiciet e Mark Zuckerberg në metaverse po i kushtojnë Meta dhjetëra miliarda dollarë humbje. Në gjendjen financiare të kompanisë në fund të 2022, humbjet nga divizioni Reality Labs ishin të rënda por lidershipi i kompanitë mbetet e përkushtuar ndaj kësaj industrie.

Reality Labs humbi 4.3 miliardë dollarë në tre mujorin e katërt të 2022. Në tremujorin e tretë humbi 3.7 miliardë dollarë, në tre mujorin e dytë humbi 3 miliardë dollarë dhe tre mujorin e parë humbi 2.96 miliardë dollarë.

Kjo e dërgon në 13.7 miliardë dollarë në total humbjet e Meta gjatë 2022. Shifra pason 10.2 miliardë dollarë të tjera humbje nga Reality Labs në 2021.

Ndërsa kostot u rritën vitin e kaluar, Mark Zuckerberg kishte thënë se frytet e para të këtij investimi do ti merrnin dekadën e ardhshëm. Në 2023 CFO Susan Li pret që Meta të humbasë akoma më shumë para me Reality Labs.

Vitin e kaluar Meta lançoi pajisjen VR për sipërmarrjet quajtur Quest Pro. Pritet që kompania të nxjerrë në shitje një model konsumator këtë vit për të pasur Quest 2.

Humbjet e Reality Labs janë vetëm një pasqyrë e gjendjes së vështirë që Meta po kalon me financat. Të ardhurat ranë me 4 pëqind në 32.2 miliardë dollarë në fund të 2022.