Meta: Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm dhe i sigurt

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas mesnatës ka njoftuar se tuneli i Kalimashit është i kalueshëm dhe i sigurt.

Duke shprehur falënderim për angazhimin e strukturave zjarrfikësve të Kukësit dhe Kosovës, Meta shkruan se pritet një operacion me më shumë forca për t’i fikur zjarret në malin e Rrunjës.

“Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, thuhet në shkrimin e tij.

Një pjesë në afërsi të Kalimashit të hënën është kapluar nga zjarret masive. Nuk është raportuar për të lënduar. /koha