MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, vështirësi ka në pikat kufitare

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për lajmi.net ka konfirmuar se sipas informatave deri më tani asnjë rrugë në nivel vendi nuk është e bllokuar.Ai po ashtu ka thënë se aktualisht të gjitha kompanitë për pastrimin e borës janë në terren. “ Të gjitha kompanitë, nga mëngjesi i ditës së sotme nga ora 03:00, kur ka filluar rënia e borës janë në terren dhe gjatë gjithë ditës janë duke e pastruar borën dhe duke e hedhur kripën. Tash intensiteti i të reshurave është rritur dhe tash të gjitha kompanitë sipas informacioneve nga terreni janë dukë e pastruar borën në të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale. Dhe sipas informatave tona deri më tani, asnjë rrugë në nivel vendi nuk e kemi të bllokuar”, ka thënë Kadriu për lajmi.net. Ai po ashtu ka njoftuar se vështirësi në qarkullim po paraqitën në pikat kufitare, në drejtim të Morinës, Qafës së Prushit deri në drejtim të Malit të Zi.“Të vështirësuara janë pikat kufitare në drejtim të Morinës, Qafës së Prushit deri në drejtim të Malit të Zi”, ka thënë Kadriu. Gjatë ditës së sotme është rritur numri i aksidenteve për shkak të reshjeve të borës.Policia e Kosovës përmes një njoftimi, referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vend, ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik