Michel i kërkon Putinit armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike, që të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve ortodokse.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimati, tha se Michel zhvilloi me Putinin një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë lidhur me papranueshmërinë e pushtimit rus të Ukrainës.

Michel njoftoi në Twitter se i kishte bërë thirrje Putinit të lejonte një qasje të menjëhershme humanitare dhe një kalim të sigurt nga Mariupoli dhe qytete të tjera të rrethuara në Ukrainë. /atsh