Microsoft Founders Hub vjen në mbështetje të themeluesve të startupeve në rajonin e Adriatikut

Microsoft Startup Founders Hub ju jep themeluesve të startupeve mundësi të përfitojnë prej shërbimeve të Microsoft si Azure, Microsoft 365, GitHub apo Visual Studio.

Ditën e Mërkure më 1 Nëntor 2023, Microsoft do të mbajë një eveniment online për të prezantuar Microsoft Founders Hub për rajonin e Adriatikut.

Microsoft Startup Founders Hub është një platformë e ndërtuar për tu ardhur në ndihmë të gjithë themeluesve, edhe atyre me një ide për tu rritur dhe zgjeruar bizneset e tyre.

Evenimenti i ditës së Mërkure do të mbahet përmes platformës Teams në orën 14:00 dhe përbëhet nga një Sesion Informacioni dizajnuar në mënyrë ekskluzive për rajonin e Adriatikut.

Axhenda e Eventit

  • Prezantim i programit Microsoft for Startup Founders Hub
  • Prezantimi i përfitimeve dhe risive të programit
  • Sesioni Pyetje & Përgjigje
  • Mundësi Rrjetëzimi

Duke u bërë pjesë e këtij evenimenti, pjesëmarrësit mësojnë rreth informacioneve dhe burimeve të nevojshme, përfitime ekskluzive, udhëzime nga ekspertë dhe qasje në teknologji të fundi të gjitha të përshtatura sipas nevojave të peizazhit sipërmarrës të Adriatikut.

Për tu bërë pjesë, ju ftojmë të regjistroheni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://msevents.microsoft.com/event?id=2222260395

Microsoft Startup Founders Hub ju jep themeluesve të startupeve mundësi të përfitojnë prej shërbimeve të Microsoft si Azure, Microsoft 365, GitHub apo Visual Studio.

Platforma ndihmon sipërmarrësit duke i lidhur ato me mentorë të cilët ju ofrojnë mbështetje teknike, biznesi dhe industrie duke u udhëzuar drejt objektivave të tyre të biznesit.

Microsoft ka bashkëpunuar edhe me kompani si OpenAI që zhvillon sistemet si GPT-4 dhe Codex për t’ju ofruar startupeve përfitime ekskluzive apo shërbime me kosto të reduktuara. Për më tepër themeluesit do të kenë qasje në Microsoft Learn me trajnime dhe programe të përshtatura.