Microsoft i jep lamtumirën Xbox 360 me mbylljen e dyqanit vitin e ardhshëm

Çdo përmbajtje e blerë nga Xbox 360 store do të mbetet në librari dhe përdoruesit mund ta shohin në pajisjet Windows 10, Windows 11, Xbox One dhe Xbox Series X dhe S.

Microsoft zbuloi se dyqani Xbox 360 do të mbyllë dyert. Përdoruesit nuk do të mund të blejnë më lojëra, ekspansion apo çdo gjë tjetër në Xbox 360 e as Marketplace pas datës 29 Korrik 2024.

Çdo lojë origjinal Xbox ose Xbox 360 dhe DLC do të mbeten të disponueshme për Xbox One ose Xbox Series X dhe S.

Microsoft Movies & TV do të ndalojë së funksionuari në konsolë në të njëjtën ditë dhe përdoruesit nuk mund ta përdorin për të parë filma dhe shfaqje.

Çdo përmbajtje e blerë nga Xbox 360 store do të mbetet në librari dhe përdoruesit mund ta shohin në pajisjet Windows 10, Windows 11, Xbox One dhe Xbox Series X dhe S.

Ndërkaq funksionalitet multiplayer do të mbështeten në Xbox 360 për sa kohë publikuesit dhe zhvilluesit e mbajnë serverët e tyre aktive.

Konsola Xbox 360 ka mbushur 18 vite dhe kanë kaluar 5 vite që nga debutimi i lojës së fundit dhe për këtë arsye nuk ka kuptim për Microsoft të mbajë dyqanin hapur për të.

Mbyllja e dyqanit do ti ndalojë përdoruesit të blejnë sende dixhitale.