Microsoft mban konferencën vjetore të zhvilluesve Build 2024 më 21-23 Maj

Vitin e kaluar kompania shtoi përpjekjet AI duke ofruar mjetet të reja që sot janë shndërrua në Copilot Studio dhe Windows AI Studio.

Microsoft publikoi një cicërimë në rrjetin social X se konferenca vjetor Build e zhvilluesve do të mbahet në datat 21-23 Maj.

Njoftimi u shoqërua nga një mesazh që përmendim AI dhe Copilot. Evenimenti i 2023 shënoi rikthimin e pjesëmarrjes fizike. Vitin e kaluar kompania shtoi përpjekjet AI duke ofruar mjetet të reja që sot janë shndërrua në Copilot Studio dhe Windows AI Studio.

Megjithatë ambiciet AI të kompanisë po rriten dita ditës dhe Windows e Microsoft 365 janë destinacioni i radhës.

 

Ende nuk është publikuar asnjë axhendë ldihur me evenimentin ndërsa faqja e Microsoft po fton pjesëmarrësit potencialë.

Sa i përket konsumatorëve, Microsoft do të zbulojë sot më shumë rreth Xbox dhe çfarë presim të dëgjojmë rreth harduerit të ri Surface në Pranverë. /