Microsoft prezantoi gjeneratën e katërt të Surface Laptop

Në disa raste mund të vërejnë performancë dy herë më shumë duke treguar sesa larg Intel ka shkuar me procesorët e rinj mobil.
Pothuajse një vit e gjysmë nga debutimi i Surface Laptop 3, Microsoft tashmë është gati për ta pasur. Surface Laptop 4 është një laptop normal me ekran me prekje.

Për fat jo të mirë nuk ka ndryshime të mëdha në dizajn këtë vit. Të dy mdoelet 13.5-inç dhe 15-inç janë identikë me gjeneratën e kaluar. Vinë me procesorët e gjeneratës së 11-të Intel por që modeli 13.-inç mund të konfigurohet edhe me procesorët AMD Ryzen.
Megjithatë nuk dihet arsyeja pse Microsoft do të përdorë gjeneratën e vjetër AMD Zen2 në vend të Zen3. Për modelet me procesor Intel, blerësit e Surface Laptop 4 mund të presin deri në 19 orë jetëgjatësi baterie dhe 70% më shumë performancë.

Në disa raste mund të vërejnë performancë dy herë më shumë duke treguar sesa larg Intel ka shkuar me procesorët e rinj mobil.
Ekrani me prekje ka 201 piksel për çdo inç. Laptopit i mungon konektiviteti Thunderbolt megjithatë vjen me portat USB-C dhe USB-A. Kamera ballore ka rezolucion 720p.

Surface Laptop del në shitje nga data 15 Prill për 999 dollarë. Modelit 13.5-inç vjen me Ryzen 5, 8GB RAM dhe 256GB memorie SSD. Modeli më i shtrenjtë është varianti 15-inç me Core i7, 32GB RAM dhe 1TB SSD për 2400 dollarë.