Games Showcase vjen në një moment të rëndësishëm për Xbox dhe Microsoft ndërsa industria gaming përballet me një spirale të shitjeve, largimeve nga puna apo mbylljeve të studiove.
Microsoft hapi evenimentin e saj vjetor Xbox Games Showcase ditën e Dielë duke prezantuar një version plotësisht dixhital të konsolave Xbox Series X dhe S së bashku me trailerat për disa lojëra përfshirë titullin e ardhshëm Call of Duty.
Games Showcase vjen në një moment të rëndësishëm për Xbox dhe Microsoft ndërsa industria gaming përballet me një spirale të shitjeve, largimeve nga puna apo mbylljeve të studiove.
Microsoft prezantoi tre konsola të reja pa disk të Xbox Series X dhe S së bashku me një edicion special Series X me 2TB hapësirë.
Rifreskimi i harduerit erdhi me qëllimin për të ndihmuar shitjet e konsolave Xbox dhe konkurruar me Sony dhe PlayStation 5.
Në mesin e lojërave të prezantuara ishte Doom: The Dark Ages si dhe një pamje paraprake e “Gears of War.”
Disa lojëra përfshirë Doom dhe Call of Duty do të jenë të disponueshëm në Xbox Game Pass ditën e lançimit. Gjatë Games Showcase, Activision Blizzard vuri në duke disa funksione, karaktere dhe mënyrë loje të titullit të ri Call of Duty: Black Ops 6 i cili pritet të debutojë në Tetor.