Microsoft ri-lançon versionin e modifikuar të Windows Recall në Tetor

Pasi mori kohë për ta rikalibruar, kompania tha ditën e Mërkure se do të lançojë Recall tek testuesit beta në kompjuterët Copilot+ në Tetor.

Funksionaliteti Windows Recall i Microsoft, i cili ruan një kohështrirje të aktivitetit në kompjuterin e përdoruesve, ka një datë të re debutimit për testuesit e Windows Insider.

Microsoft prezantoi funksionalitetin në muajin Maj vetëm për ta vendosur që ta shtynte debutimin pa afat disa javë më vonë nën presionin dhe kritikat e hulumtuesve të sigurisë.

Pasi mori kohë për ta rikalibruar, kompania tha ditën e Mërkure se do të lançojë Recall tek testuesit beta në kompjuterët Copilot+ në Tetor.

Windows Recall ruan një historik të çdo gjëje që keni bërë në PC. Dizajnuar si një memorie fotografike e aktivitetit në PC, përdoruesit mund të ri-vizitojnë gjëra si produkte, e-mail-dokumente ose biseda.

Megjithatë nëse kjo ju ngjan me një makth privatësie, hulumtuesit e sigurisë janë të bindur se nuk është ëndërr por realitet. Pavarësisht garancive nga Microsoft gjatë debutimit në Build 2024, ekspertetët e sigurisë dhe privatësisë ngritën kambanat e alarmit.

 

Problemi fundamental me këtë funksionalitet është se hakerët që fitonin qasje në kompjuterin tuaj nuk do të kishin thjeshtë qasje në të dhënat tuaja. Ata do të shkonin çdo lloj aktiviteti që keni bërë në PC përmes Windows Recall.

Hulumtuesit thanës se Recall nuk fshihte informacione të ndjeshme si fjalëkalime ose detaje bankare. Edhe pse kohështrirja e aktivitetit tuaj në PC teorikisht ishte i sigurte, kjo vlen për sa kohë dikush tjetër nuk ka qasje në PC tuaj.

Por nëse aksidentalisht instaloni një maluer dhe lejoni një hakerët të ketë qasje në të dhënat tuaja, ata do të gjenin një thesar të vërtetë të dhënash të ndjeshme.

Në përgjigje të kritikave Microsoft shtoi disa funksionalitete sigurie të cilat shumë njerëz filluan të mendonin pse nuk kanë qenë aty që prej fillimisht. Microsoft tha se për të fituar qasje në Windows Recall përdoruesit duhet të identifikohen përmes Windows Hello me fytyrën ose shenjën e tyre të gishtit.