Microsoft thotë se hakerët shtetëror Rus fshihen pas sulmeve ndaj përdoruesve të Teams

Teams është një prej platformave të biznesit më popullore të Microsoft me mbi 280 milionë përdorues aktivë.

Një grup Rus hakerash shtetëror mësohet se kanë vënë në shënjestër dhjetëra organizata botërore në një fushatë për të vjedhur kredencialet e përdoruesve të Microsoft Teams duke pretenduar se janë mbështetja teknike e Microsoft thanë hulumtuesit e kompanisë.

Këto sulme të inxhinierisë sociale kanë prekur më pak se 40 organizata në mbarë botën që prej fundit të muajit Maj tha Microsoft përmes një postimi në blog duke shtuar se po heton rastin.

Grupi i hakerëve kishte blerë domain dhe krijuar llogari që ngjanin me mbështetjen teknike ndërsa përpiqeshin të ndërvepronin me përdoruesit e Teams në biseda ku kërkonin informacione që vinin përmes verifikimit me shumë faktorë (MFA).

Teams është një prej platformave të biznesit më popullore të Microsoft me mbi 280 milionë përdorues aktivë.

MFA janë sistem sigurie të cilat kanë për qëllim parandalimin e vjedhjes së informacioneve apo rënies pre të harkimeve. Grupi pas kësaj fushata njohur si Midnight Blizzard ose APT29 operon në Rusi ndërsa qeveria Amerikane dhe Britanike thonë se ka lidhje me pushtetin dhe shërbimin Rus të inteligjencës.