Përdoruesit e PS5 mund të hyjnë në sesione multi-player me një lidhje

Sistemi gjeneron një lidhje, përmes aplikacionit, që mund të ndahet kudo online. Sapo marrësi të klikojë lidhjen, ato do të hyjnë në një sesion multi-player.

Sony sapo prezantoi një funksionalitet të ri i cili po vjen në PS5 dhe duhet të lehtësojë tërë procesin e hyrjes në një lojë multi-player.

Mjeti i ri ju jep mundësi të ftoni njerëzit në një lojë edhe kur ato nuk janë në konsolë ose duke përdorur aplikacionin PlayStation.

Sistemi gjeneron një lidhje, përmes aplikacionit, që mund të ndahet kudo online. Sapo marrësi të klikojë lidhjen, ato do të hyjnë në një sesion multi-player.

Madje nuk kanë nevojë as të jenë miq me njëri-tjetrin. Skenari i përdorimit? Takoni dikë online përmes medias sociale dhe dëshiron të hyni në një lojë menjëherë pa pasur nevojë të kërkoni për emrin e tij të përdoruesit dhe të bëheni miq.

Ky funksionalitet nuk do të vijë deri në fund të vitit dhe është vetëm për lojërat PS5. Sony paralajmëroi se disa titujt do të kenë nevojë për përditësim.