Mijëra muslimanë në Jerusalemin e pushtuar kanë festuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed. Festimet u zhvilluan në xhaminë Al-Aqsa.
Palestinezët dhe muslimanët nga e gjithë bota erdhën në xhami në mëngjes herët për të marrë pjesë në programin e njoftuar nga Departamenti i Çështjeve Islame në Jerusalem. Festimet përfshinin këngë fetare, dhe poashtu iu shpërndanë ëmbëlsira atyre që morën pjesë.
Tregjet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit gjithashtu dëshmuan rritje të aktivitetit të biznesit, pasi mijëra palestinezë nga Bregu i Pushtuar Perëndimor vizituan qytetin për të shënuar ditëlindjen e njeriut më të mirë që ka njohur njerëzimi. /MESAZHI/
![Palestinians celebrate Mawlid al-Nabi, the birth anniversary of the beloved Prophet Mohammad in Jerusalem on 30 November 2017 [Mostafa Alkharouf/Anadolu Agency]](https://i2.wp.com/www.middleeastmonitor.com/wp-content/uploads/2017/12/2017_1-12-Mawlid-al-Nabi-in-Jerusalem20171130_2_27209742_28342026.jpg?zoom=1.5&w=929&h=620&crop&quality=75&strip=all&ssl=1)








