Mijëra persona protestojnë kundër vaksinimit në Australi

Mijëra demonstrues anti-vaksinë janë mbledhur në Melburn në Australi për të protestuar kundër legjislacionit për pandeminë, të propozuar nga Qeveria.

Legjislacioni i propozuar do t’i jepte autoritet kryeministrit të Viktorias të shpallte pandeminë dhe do t’ia lejonte ministrit të Shëndetësisë të nxirrte urdhra për shëndetin publik. Protestuesit anti-vaksininim kanë mbajtur pankarta me të cilat është bërë thirrje që kryeministri ta hedhë poshtë draftligjin.

Legiislacioni specifik i pandemisë do të zëvendësonte kompetencat e gjendjes së jashtëzakonshme pas shfuqizimit të saj më 15 dhjetor. /koha