Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesliga pas golit spektakular në fundjavë

Përfundoi edhe java e dytë në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Ishte një fundjavë që do të mbahet mend gjithashtu edhe për reprezentuesin kosovar, Milot Rashica.

Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t të ndeshjes dhe ia dhuroi fitoren Werder Bremenit.

Ish-anëtari i Vitesses shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Dhe TransferMarket e ka zgjedhur Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës së dytë në Bundesliga.

Rashica është rreshtuar në mesfushë përkrah Ondrej Dudas së Hertha Berlinit dhe Thomas Muller të Bayern Munich.

Përndryshe, Rashica është aktualisht i grumbulluar me Përfaqësuesen kosovare për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.