Milot Rashica prezanton fanellën e tretë të Norwichit – klubi anglez poston edhe flamurin e Kosovës

Milot Rachica

Norwich City ka lansuar fanellën e tretë, me të cilën do të luajnë gjatë edicionit 2021/2022.

Derisa pak ditë më parë zbuluar të parën dhe të dytën, klubi nga Liga Premier tani ka prezantuar edhe të tretën. Për prezantimin e tyre u përkujdes Milot Rashica, që është edhe transferimi i kësaj vere i Norwichit.

Klubi nga liga angleze e shpërndau postimin e bërë nga reprezentuesi i Kosovë, derisa la dy emoji, flamurin e Kosovës dhe një raketë. Mbetet të shihet se si do t’ia dalë Rashica në një kampionat të fortë, për mos të thënë më i forti në botë, si Liga Premier. /ekonomiaonline