Ministrat e Jashtëm të BE-së dakord për planin 10-pikësh për krizën NATO-Rusi

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për një qasje të unifikuar prej 10 pikash ndaj krizës NATO-Rusi për Ukrainën në një takim jozyrtar në Brest të Francës.

Qasja, pas pozicioneve të mëparshme të BE-së që nga fillimi i grumbullimit të trupave ruse në kufirin e Ukrainës, paraqet një përzierje masash parandaluese dhe mundësi për dialog.

Një shembull është përgatitja e vazhdueshme e sanksioneve të koordinuara me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë por e shoqëruar me mundësinë e masave të reja të ndërtimit të besimit, siç janë bisedimet për kontrollin e armatimeve.

Ministrat e Jashtëm të BE-së i bënë thirrje përsëri Moskës që të ulin tensionet dhe ripohuan solidaritetin e tyre me Ukrainën. /atsh