Ministri anglez: Fëmijët azilkërkues mund të deportohen në Ruandë

Azilkërkuesit e mitur mund të deportohen nga Britania në Ruandë në një përpjekje për të penguar trafikantët e njerëzve që nxisin të rinjtë të hipin në gomone dhe të bëjnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit.

Kështu ka deklaruar Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick i cili thotë se nëse Mbretëria e Bashkuar nuk e bën këtë do të kthehet në ‘një magnet’ për trafikantët e njerëzve. Britania nënshkroi një marrëveshje me Ruandën vitin e kaluar për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë për t’i trajtuar atje kërkesat e tyre.

Duke u paraqitur në komitetin e grave dhe barazive, Jenrick tha se asnjë fëmijë që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar i pashoqëruar nga një i rritur nuk do të dërgohej në Ruandë. Por i pyetur nëse do të ishin fëmijët që erdhën si pjesë e një grupi familjar, ai tha:
Ndërsa ne operacionalizojmë politikën e Ruandës, do të duhet të shqyrtojmë nëse do t’i heqim apo jo familjet. Bilanci që do të na duhej të merrnim në konsideratë është padyshim sfida e të miturve që largohen nga vendi në Ruanda kundër rrezikut që Britania e Madhe të bëhej magnet për trafikantët e njerëzve që fokusohen te familjet.

Projeksionet e Whitehall të marra nga Forca Kufitare thonë se deri në 80,000 emigrantë mund të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm në 2023 nga 45,000 që ishin vitin e kaluar. /joq