Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri britanik i Mbrojtjes: Dëshiroj të dislokoj trupa në Ukrainë

Ministri britanik i Mbrojtjes: Dëshiroj të dislokoj trupa në Ukrainë

John Healey

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka deklaruar se dëshiron të dërgojë trupa britanike në Ukrainë, duke theksuar se një hap i tillë “do të nënkuptonte se kjo luftë më në fund ka përfunduar”.

Sipas Healey, prania e trupave britanike do të kishte si qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

Ai shtoi se çdo vendim për dislokim do të merret në koordinim me aleatët dhe në përputhje me zhvillimet në terren. /mesazhi