Ministri Hamza refuzon rritjen e pagës, Haradinaj i thotë se “kjo s’është burrni”

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar pas vendimit të ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili ka vendosur të mos e marrë pagën me rritje.
Haradinaj është shprehur se edhe ai mund të bëjë një refuzim të tillë, por kjo nuk tregon ndonjë vlerë.

“Tash me kallxu burrninë mos me marrë pagën mund edhe unë, nuk është aty vlera e tij ose e jemja, sepse, edhe unë mundem mos me marrë pagën, janë mundësitë. Ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tash, edhe sikur të mos donin ne nuk kemi çare pa e respektuar atë vendim. Nëse dëshiron ministri i Financave me u kallxu burri ma i mire i Qeverisë e i Kosovës, zotëri Hamza le të ndihmojë për me përshpejtu ligjin për nivelizimin e pagave, le ta përkrahë rritjen e pagave, le të jetë më vizionar në këtë kuptim”, tha ai.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, është bërë e ditur se ministri i Financave, Bedri Hamza, ka refuzuar marrjen e pagës me rritje.