Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë.
Kjo pagesë është bërë për gjithsej 16 mijë e një pranues.
Murati deklaroi se 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, e që në muajt vijues t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator.
Ministri Murati tha se kjo do të bëhet pasi të ketë përmirsuar të dhënat e nevojshme.
Postimi i plotë:
Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme