Ministri i Jashtëm holandez Hoekstra emërohet komisioneri i ri i BE-së

BRUGGE - Wopke Hoekstra, minister van Buitenlandse Zaken, tijdens zijn bezoek aan het Europacollege waar hij studenten toespreekt over zijn visie op een veilige Europese toekomst. ANP JONAS ROOSENS

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra do të emërohet komisioneri i ri i BE-së dhe do të zëvendësojë Frans Timmermans, njoftoi kryeministri holandez, Mark Rutte.

Kabineti ra dakord për emërimin e tij. Qeveria pret që 47-vjeçari të marrë përsipër portofolin e klimës së BE-së, por çështja nuk është zgjidhur dhe Komisioni Evropian pritet ende të miratojë emërimin.

Hoekstra ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Holandës që nga viti 2022. Më parë ai punonte si ministër i Financave.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë atë në postin e ministrit të Jashtëm.

“Ai ka shumë përvojë në politikën financiare dhe të jashtme”, tha Rutte.

Gjatë pandemisë së Covid-19, Hoekstra fitoi pakënaqësinë e vendeve anëtare të Evropës Jugore për shkak të deklaratave të tij të ashpra për politikat e tyre buxhetore.